Shkrimet e vjetra shqipe — 3D Virtual Gallery by Luvjana Shehu
Një muze virtual kushtuar historisë së shkrimit të vjetër shqip. Ekspozita paraqet dëshmi dhe figura të rëndësishme të traditës së hershme të shkrimit shqip, duke përfshirë Formulën e Pagëzimit të vitit 1462, Mesharin e Gjon Buzukut të vitit 1555, si dhe veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit dhe Pjetër Bogdanit. Qëllimi është që nxënësit dhe vizitorët të mësojnë historinë e gjuhës shqipe në mënyrë vizuale dhe interaktive.
A 3D virtual art gallery on Galerra featuring 5 artworks. Walk through the gallery in an immersive 3D experience.
Artworks in this gallery
- Bageti e Bujqesi — Autori: Naim Frashëri Viti i botimit: 1886 Lloji: poemë Tema: dashuria për atdheun dhe natyrën shqiptare. Përmbajtja: përshkruan bukuritë e Shqipërisë, jetën e barinjve dhe bujqve. Mesazhi: dashuria për vendlindjen dhe dëshira për përparimin e Shqipërisë. Rëndësia: një nga veprat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
- Fjalori i Arnold von Harfit — Autori: Arnold von Harf Viti: 1497 Vendi: Shqipëri Rëndësia: përmban disa nga fjalët më të hershme të shqipes të shkruara nga një udhëtar i huaj. Përmbajtja: fjalë dhe shprehje shqipe, kryesisht për përdorim të përditshëm. Gjuha: shqipja e kohës, e shënuar me alfabetin latin. Vlera: është një dëshmi e rëndësishme për historinë e hershme të gjuhës shqipe.
- Mrizi i Zanave — Autori: Gjergj Fishta Viti i botimit: 1913 Lloji: përmbledhje poetike Tema: dashuria për atdheun, natyrën dhe lirinë. Përmbajtja: përshkruan bukuritë e Shqipërisë dhe jetën e shqiptarëve. Rëndësia: një nga veprat e rëndësishme të letërsisë shqiptare. Gjuhës: shkruar kryesisht në dialektin gegë.
- Meshari i Gjon Buzukut — Autori: Gjon Buzuku Viti: 1555 Vepra e parë e njohur e plotë në shqip Gjuha: shqipja e vjetër, në dialektin gegë Përmbajtja: lutje, psalme dhe tekste fetare Rëndësia: dëshmi shumë e rëndësishme për historinë e gjuhës shqipe Kopja e vetme: ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit Zbuluesi: Gjon Nikollë Kazazi, në vitin 1740
- Fornula e Pagezimit — Autori: Pal Engjëlli Viti: 1462 Rëndësia: dokumenti më i hershëm i njohur i shkruar në gjuhën shqipe. Përmbajtja: një formulë fetare që përdorej gjatë pagëzimit. Gjuha: shqipja e vjetër. Vlera: dëshmi shumë e rëndësishme për historinë e gjuhës shqipe. U gjet: në një dorëshkrim të ruajtur në Bibliotekën Laurentiane të Firences.
About the creator
Luvjana Shehu on Galerra